Ballkani udhëhiqet nga Ismet Munishi, që nga qershori i vitit 2019.
Pas Vushtrrisë, kjo është periudha më e gjatë që ai drejton një skuadër në karrierë.
Edicioni vjeshtor i Superligës sivjet ishte i mrekullueshëm për suharekasit.
Megjithatë, edhe pse në shumicën e kohës ishin lider, në fund Drita mori fronin dhe e mbylli këtë gjysmë sezon me 3 pikë më tepër se Ballkani.
Pavarësisht rezultateve zhgënjyese dhe humbjeve ndaj Gjilanit e Prishtinës, presidenti Arsim Kabashi i kanë dhënë mbështetje Munishit për të vazhduar punën.
“Sigurisht që Ismeti do të jetë trajner yni edhe në pranverë. Ai ka mbështetjen e plotë të klubit”, deklaroi Kabashi për Indeksonlinen.
Edicionin e kaluar Ballkani me Munishin luftoi në dy fronte, në Superligë përfundoi në vendin e 3-të me vetëm 1 pikë më pak se kampioni Drita, ndërsa në Kupë humbi në finale nga Prishtina.