Tottenham pësoi humbjen e dytë radhazi në Premier League përballë Leicester City.
Por për trajnerin Jose Mourinho, “Spursat” ishin skuadra më e mirë dhe rezultati nuk tregon atë që dhuroi fusha e blertë.
Penalltia e Jamie Vardy dhe autogoli i Toby Alderweireld ia siguruan 3 pikë Leicesterit, ndërsa 57-vjeçari ka thënë se të dy golat erdhën në kundërshtim me atë që po ndodhte në fushë.
“Në bazë të rezultatit duket sikur kundërshtari e kishte gjithë kontrollin ose se kundërshtari ishte më i mirë se ne, por ky nuk ishte realiteti”.
“Paraqitja jonë nuk ishte e mirë, mirëpo ndeshja nuk ishte sikur ata merituan të fitonin dhe ne merituam të humbnim”, ka thënë Mourinho për Sky Sports.