Mesfushori i Villarrealit, Takefusa Kubo mund të përfundojë huazimin dhe të rikthehet të Real Madridi.
Japonezi këtë edicion ka qenë huazim të Villarreal, por nuk ka arritur të jetë titullarë, duke zhvilluar vetëm dy ndeshje në formacionin e parë në 14 në total.
Sipas Diario AS, Emery është duke konsideruar të gjejë zëvendësuesin për mesfushorin e lënduar, Vicente Iborra.
Zidane më herët ka theksuar që shpreson se Kubo të bëhet yll në të ardhmen, por në rast të rikthimit në “Santiago Bernabeu” do këtë probleme të jetë në formacionin e parë.
Sidoqoftë, disa klube spanjolle nga La Liga vazhdojnë ta vëzhgojnë talentin japonez.