Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka akuzuar arbitrin e ndeshjes Eibar – Real Madrid se nuk ka vepruar duhur në një 11-metërsh.
Reali dje fitoi me rezultat 3 – 1, por gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes Ramos thuhet se preku topin me dorë në zonën e 16-metërshit.
Pos, pas rishikimit të VAR, u vendos që nuk ishte penallti dhe Reali shënojë më vonë për rezultatin përfundimtar 1 – 3.
Koeman mendon se ishte penallti dhe arbitri nuk referojë siç duhet.
“Nuk e kuptoj. E kam thënë ndaj Madridit dhe nuk dua ta përsëris. 9 nga 10 njerëz në Madrid do e quante penallti, por arbitri nuk bëri ashtu”.
“Nga ana ime ishte penallti, por kjo është e gjitha. Arbitri dhe VAR vendosen dhe duhet respektuar”, deklaroi ai.
Reali momentalisht renditët në pozitën e dytë me 29 pikë, tetë më shumë se Barcelona që ka një ndeshje me pak të zhvilluar.