Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, me anë të një interviste në “Radio RAI”, jep deklaratën e madhe për futbolldashësit italianë, duke thënë se në janar do të vlerësohet mundësia e rihapjes së stadiumeve për tifozët.
"Kampionati është duke shkuar shumë mirë, është normale që mund të ndodhin surpriza. Kjo është e privuar për protagonistin kryesor, që është tifozi.
Nuk e di se për sa kohë do të qëndrojnë stadiumet e mbyllura, kjo varet nga pandemia.
Do të vlerësojmë në muajin janar nëse mund të ketë një hap përpara për pjesën e tifozëve në stadium”, deklaroi Gravina.