Trajneri i Al Sadd, Xavi ka pranuar se do dëshironte të punonte në Angli.
Spanjolli është i lidhur me stolin e Barcelonës, por ende s’ka asgjë zyrtare sepse klubi vazhdon t’i besojë Ronald Koemanit.
Sidoqoftë, Xavi ka zbuluar se do dëshironte të ishte trajneri i top klubeve angleze.
“Nëse duhet të zgjidhja do zgjidhja një nga top klubet si, City ose United, Chelsea, Arsenal ose Tottenham”, tha ai.
Në rast se në zgjedhjet e Barcelonës që mbahen në janar, fiton Victor Font, atëherë ky i fundit ka shprehur dëshirën që Koeman të shkarkohet dhe Xavi të jetë pasuesi.