Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se sulmuesi Paulo Dybala do rikthehet ndaj Fiorentinas, derisa Arthur Melo do mungojë.
Argjentinasi mungoi në fitoren ndaj Parmas shkaku i lëndimit muskulor, por do jetë i përfshirë në skuadër kundër Fiorentinës.
Këtë e ka konfirmuar edhe Prilo, derisa ky i fundit ka bërë të ditur se braziliani do mungojë.
“Është stërvitur pak me grupin dhe pak vetëm, ai do jetë i gatshëm të bashkohet me ne për ndeshjen”.
“Demiral ndihet mirë derisa Arthur do mungojë, ende ka dhimbje që nga lëndimi kundër Atalantas”, u shpreh ai.
Juventusi ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit të Seria A dhe synon të vazhdojë me këtë ecuri.