Skuadra e Realit ka bërë afrimin e parë. Trajneri i Villarreal, Unai Emery, nuk e ka të preferuar lojtarin e Real Madridit, Takefusa Kubo.
Japonezi nuk po gjen hapësira dhe nuk ka bindur në huazimin e tij te skuadra rivale e madrilenëve.
Unai Emery nuk beson tek ai, prandaj i riu mendon të largohet. Ai do të jetë në një skuadër që të ketë mundësi të luajë, pasi kjo ishte dhe arsyeja kryesore që u largua nga ekipi madrilen.
Take Kubo pritet të rikthehet te Reali në muajin janar. 19-vjeçari do të kërkojë një ekip të ri ose do të mbetet në Santiago Bernabeu të garojë për emrin e tij.