Emir Baftiu ka njoftuar se nuk do jetë pjesë e Ramiz Sadikut në stinorin pranveror.
Futbollisti i ri lipjanas kaloi tek skuadra kryeqytetase pas problemeve që i pati me skuadrën e qytetit të tij, Ulpianën teksa duket që aventura e tij me klubin me fanella të verdha nuk do zgjasë edhe aq shumë.
Përmes një postimi në porfilin e tij në facebook, Baftiu tregoi se pas gjashtë muajsh do të largohet nga skuadra.
E ardhmja e Baftiut nuk dihet ende me siguri, por ka klube të tjera nga Liga e Parë që kanë shfaqur interesim.