“Liverpooli të konsiderojë shitjen e Salahut që nuk është i lumtur” – kështu thotë ish-ylli i Egjiptit Aboutrika

Futboll

“Liverpooli të konsiderojë shitjen e Salahut që nuk është i lumtur” – kështu thotë ish-ylli i Egjiptit Aboutrika

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 20:56
Mohamed Salah

Mohamed Aboutrika ka thënë se Mohamed Salah nuk është i lumtur te Liverpooli dhe këta të fundit duhet të konsiderojnë shitjen e tij.

Ish-bashkëlojtari i sulmuesit te Egjipti ka deklaruar se bashkëkombësi i tij nuk është i lumtur dhe mund të largohet nga The Reds.

“E shoh që Salah te Liverpooli është i mërzitur, por kjo gjë nuk mund të ndikojë te paraqitjet e tij”, ka thënë Aboutrika për beIN Sports.

“Edi se ai nuk është i lumtur në Anfield dhe ai më ka thënë se përse nuk është i lumtur atje, por nuk mund ta them publikisht”.

“Njëra ndër arsyet që përse ai është i zemëruar me Jurgen Kloppin, se përse nuk ishte kapiten në ndeshjen ndaj Midtjyllandit në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej ish-reprezentuesi i Egjiptit.

Kujtojmë se Salah po kërkohet nga Real Madridi dhe Barcelona, andaj kjo gjë mund të ketë ndikuar te ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat