Argjentinasi ka arritur ta fitojë këtë trofe plotë shtatë herë, ndërsa gjithmonë shihet si favorit.
Mirëpo, Messi ka thënë se preferon trofeun e La Liga-s para këtij çmimi.
“Tetë Pichichi? Preferoj të fitojë La Liga-n përsëri. Me shumë dua ta fitojë La Liga-n përsëri se një tjetër çmimi Pichichi, do luftojmë për të”.
“La Liga? Jemi duke u përforcuar hap pas hapi. Fillimi ishte i vështirë, disa pikë që i humbëm nuk i merituam. Mund të fitonim shumicën e atyre ndeshjeve”, tha fillimisht ai.
Tutje, i pyetur për dedikimin që bëri për legjendën argjentinase, Diego Armando Maradona, Messi e cilëson si ditë tejet të veçantë.
“Ishte ditë shumë e veçantë, isha në gjendje të dedikojë aq sa isha i përgatitur. Do jetë kujtesë e mirë dhe ishte ditë shumë e veçantë”, përfundoi ai.
Barcelona në ndeshjen e radhës është mysafirë i Real Valladolidit.