Ferhan Hasani me shumë gjasa Vitin e Ri do të bëhet me skuadër të re.
Informacionet e fundit bëjnë me dije për një marrëveshjes të ish kapitenit të Shkëndijës me kampionët e Tiranës, që e dëshirojnë me çdo kusht atë në radhët e tyre.
Një propozim me 12 mijë euro në muaj ka shkuar prej javësh në adresë të tetovarit dhe raportimet e fundit bëjnë me dije se “Buba” e ka pranuar këtë ofertë të presidentit Halili dhe në janar ai do të jetë pjesë e Tiranës.
Mbetet për t’u parë vërtetësia e këtyre thashethemeve, por nëse vjen Hasani do të ishte një përforcim i madh, duke pasur parasysh eksperiencën e madhe të fantazistit në klube si Volfsburg, Brondby, Helisnki apo edhe Shkëndija, me të cilën skuadër ka luajtur shumë ndeshje të mëdha në garat europiane.