Paris Saint-Germain kanë identifikuar numrin 1 të Atletico Madridit, portierin Jan Oblak, raporton “The Daily Mail”.
27-vjeçari ishte pranë një transferimi tek skuadra e Chelseat këtë verë, por shuma e madhe prej 121 milionë eurosh që e kërkonte skuadra e tij, e bëri të pamundur largimin nga “Wanda Metropolitano”.
Oblak si duket është duke e kërkuar një klub që vazhdimisht fiton trofe, dhe pritet që të bëjë një lëvizje në “Parc des Princes” te PSG, në verën e vitit 2021.