Klubi i Arsenalit është në bisedime me mbrojtësin Rob Holding, rreth nënshkrimit të një kontrate të re, raporton “Football Insider”.
Kontrata aktuale e 25-vjeçarit skadon në vitin 2023, dhe “topçinjtë” dëshirojnë ta sigurojnë të ardhmen e tij tek “Emirates” sa më shpejt që është e mundur.
Këtë edicion Holding ka bërë gjithsej 14 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat, duke e përforcuar më shumë pozitën e titullarit në repartin e mbrojtjes.