Eduart Rroca shkëlqeu në sfidën e fundit të ligës së parë turke që Istanbulspor luajti ndaj Bursaspor me dy gola dhe një asist, por edhe kryesonte 3-0 skuadra ku aktivizohet edhe Kristal Abazaj u barazua nga Bursaspor në 15 minutat e fundit të ndeshjes në 3-3 duke shpërdoruar një avantazh të artë.
Megjithatë paraqitja e ish-mesfushorit të Kukësit nuk ka mbetur pa u vlerësuar nga mediat turke, me Rrocën që është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në ligën e parë.
Në skemë 4-3-3, Rroca është rreshtuar në qëndër të mesfushës në rolin e organizatorit.
Paraqitjet e Rrocës në këtë aventurë të tij të parë jashtë vendit ka qenë vërtet mbresëlënëse pasi numëron 4 gola dhe 5 asiste.
Rroca edhe nëse nuk siguron ngjitjen me Istanbulspor në elitën e futbollit turk për sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të luajë në Superligë pasi ofertat për të nuk mungojnë.