Në afatin kalimtar të janarit padyshim se pritet të ketë edhe lëvizje të futbollistëve, për të shtegtuar në klubet e ndryshme të Kosovës por edhe jashtë vendit.
Gëzim Rusi, prej mesfushorëve më të mirë në vendin tonë, kurrë nuk është më afër që të largohet nga Arbëria e Dobrajës së Madhe, që garon në elitën e futbollit të Kosovës.
Burimet brenda klubit, tregojnë se Rusi nuk është i kënaqur me kushtet dhe tretmanin, ndaj ka shprehur dëshirën që të largohet nga ky mjedis.
Jozyrtarisht thuhet se Rusi veç ka tubuar valixhet.
Kontakti me Rusin është i pamundur, pasi që ai nuk ka qasje në telefon, për të pyetur, se a është e vërtetë se po e braktis debutuesin e ligës. Gjithçka do të shihet gjatë këtyre ditëve, se Rusi do të largohet apo jo nga Arbëria!