Mesut Ozil përveçse që është njëri ndër futbollistët më të pasur në botë, ai gjithashtu është njëri nga më bujarët.
Ai ka dështuar që të luaj ndonjë minutë në stinorin e ri të Premierligës, mirëpo kjo nuk e ka penguar yllin e Arsenalit që të tregoj shpirtin e tij bujar gjatë festave të fundvitit.
Së fundmi, ‘shpirti’ i Krishtlindjeve ka lulëzuar edhe në lojtarin gjerman, ku ai po siguron shujta me ushqim falas për më shumë se çerek milioni njerëzish në nevojë për kohën e krishtlindjeve.
Mesfushori u kritikuar ashpër pasi që refuzoi të ul pagën e tij gjatë pandemisë, e këto para po i përdor për të ndihmuar njerëz në nevojë.
Ozil njihet si një lojtar i cili bën donacione të shumta për njerëzit dhe grupet në nevojë.
Që nga prilli i këtij viti, Ozil ka paguar ushqim falas dhe të shëndetshëm për të furnizuar disa qendra të refugjatëve, të pastrehëve dhe grupeve të grave në Londër.