Sulmuesi i Chelsea Timo Werner, nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion në Premier Ligën angleze.
Në merkaton e verës, ai u transferua nga RB Leipzig te Chelsea, për një shumë rreth 53 milionë euro, dhe që nga ajo kohë ka arritur të regjistrojë katër gola dhe pesë asistime për “Blutë” e Londrës.
Një statistikë jo e mirë e tij është publikuar sot, ku tregon se Werner nuk ka arritur të gjej golin në 10 ndeshjet e fundit me Chelsean në të gjitha garat.
Më poshtë e gjeni të bashkangjitur listën e klubeve ku Werner ka dështuar të shënojë gol.
West Ham
Wolverhampton
Everton
Krasnodar
Leeds United
Sevilla
Tottenham Hotspur
Rennes
Newcastle United
Spanjë (Me Kombëtaren e Gjermanisë).