Skuadra e tyre ishte ndër më të prekurat nga koronavirusi i Premier League: 10, mes skuadrës dhe stafit, të Newcastle rezultuan pozitiv për Covid, por për kapitenin Jamaal Lascelles dhe Allan Saint-Maximin, një muaj pas tamponit që rezultoi pozitiv, shërimi duket i largët.
Dhe të qenit kampion, atletik dhe i ri, nuk duket se u ka "hyrë në punë" atyre, të cilët luajtën ndeshjen e tyre të fundit kundër Chelsea në 21 nëntor.
Simptomat që ato kanë janë : të vjella, plagë, ulçera në gojë, erë dhe shije të humbur ...
Dhe një muaj më vonë?
"Ata bëjnë një shëtitje gjysmë ore dhe duan të kthehen në shtrat menjëherë - është brutale " , thotë trajneri Steve Bruce.
I pari që tronditet nga pasojat e Covid mbi futbollistët e tij është menaxheri i Newcastle.
"Është e pabesueshme të mendosh - tha Bruce - rreth asaj se si virusi i ka prekur ata dhe për sa kohë efektet shfaqen tek ata".
"Nëse dikush - përfundoi ai - duhet të dijë sa i rrezikshëm është koronavirusi, ne mund të japim një dëshmi".