Një ndryshim i ri ka ndodhur në renditjen tabelare të Kampionatit të Italisë në futboll edhe pse jo për shkak se është zhvilluar ndonjë ndeshje, përcjell KosovaPress.
Krejt kjo në fakt ka ndodhur për shkak se Serie-A ka vendosur që ndeshja e pezulluar ndërmjet Juventusit dhe Napolit për shkak të Covid -19 të zhvillohet dhe si rezultat, “Zonjës së Vjetër” i janë hequr tre pikë, kurse Napolit i është kthyer një pikë e cila iu kishte marrë me pretendimin se nuk ishin paraqitur për ta zhvilluar lojën.
Tani, pas këtij zhvillimi, ndryshon edhe renditja në Serie -A, ku Napoli ngjitet në vendin e tretë me 24 pikë, aq sa ka edhe Juventusi pas tre pikëve të hequra.
Kjo është tani top-5 në tabelën e Serie-A:
Milan 31
Inter 30
Napoli 24
Juventus 24
Roma 24.