Portieri, Mërgim Krasniqi afër transferimit në elitën e futbollit suedez!
Portieri shqiptar Mërgim Krasniqi është afër transferimit te klubi i elitës së futbollit suedez Orebro.
28-vjeçari është rritur te klubi Norrby IF, ndërsa në edicionin e fundit ka qenë në portë në 28 ndeshje në Kategorinë e Dytë të Suedisë.
Portieri 28-vjeçar është i gjatë 187 centimetra, ndërsa i ka skaduar kontrata me Norrbyn në fund të nëntorit.
Krasniqi po pritet të jetë portier i parë te Orebro.