Kolegji i Garancisë CONI vendosi sot që ndeshja Juventus - Napoli do të zhvillohet dhe se pika e dënimit e shkaktuar ndaj Napolit do të revokohet.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, u shpreh kënaqur me vendimin, me një cicërimë të lëshuar në profilin e tij zyrtar:
"Ne jemi të lumtur. Jetojmë në një vend ku ata që respektojnë ligjet nuk mund të dënohen. Dhe Napoli gjithmonë ndjek rregullat.", ka shkruar ai.
Napoli i tij e gjen veten momentalisht me pikë të barabarta me Juventusin, nga 24, dhe potencialisht -4 nga kreu i tabelës.
Skenarët janë përmbysur, në një javë në të cilën skuadra e Gattusos është e mbyllur në stërvitje, pas dy humbjeve radhazi kundër Interit dhe Lazios.