Borussia Dortmund ka shënuar fitore në udhëtim të Braunschweig, e vlefshme për 1/16 e Kupës së Gjermanisë.
“Verdhëzinjtë” pavarësisht rasteve të shumta shënuan vetëm dy herë në portën kundërshtare.
Ishte Mats Hummels që pas asistimit të Jadon Sanchos realizojë golin e parë, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Kurse, fitorja u vulos në momentet e fundit nga anglezi, që realizojë në minutat shtesë (90+2).
Me këtë fitore, Dortmund është kualifikuar në raundin tjetër dhe pas hedhjes së shortit do ta mësojë kundërshtarin.