Manchester City e mposhti 4-1 Arsenalin për të kaluar në gjysmëfinale të EFL Cup.
Golat për Citizens i shënuan, Gabriel Jesus, Riyad Mahrez, Phil Foden dhe Aymeric Laporte, derisa për The Gunners realizator ishte Alexandre Lacazette.
City ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.21, me Arsenalin që u vlerësua 5.98.
Lojtarët me paraqitjen më të mirë ishin Mahrez dhe Foden që u notuan me 8.5.
Shkodran Mustafi kishte një paraqitje për t’u harruar dhe u vlerësua me 5.7.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri i skuadrës londineze Runar Alex Runarsson me vlerësimin 4.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: