Barcelona ka regjistruar një fitore të lehtë ndaj Valladolidit si mysafir me rezultat 0-3.
Qendërmbrojtësi Clement Lenglet shënoi golin e parë në minutën e 21' të ndeshjes kurse asistues ishte Lionel Messi.
Epërsinë e mysafirëve e dyfishoi Braithwhite në minutën e 35', kurse Lionel Messi vulosi rezultatin 0-3 në minutën e 65' të takimit.
Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara në La Liga, Barcelona ka grumbulluar 24 çikë dhe renditet në vendin e pestë në renditjen tabelare.