Ja reagimi i Messit

Futboll

Ja reagimi i Messit

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:23
Theu rekordin e Peles, ja reagimi Messit

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi është ndjerë i luktur që arriti të thejë rekordin e legjendës Pele i cili deri më sot dukej i paarritshëm për ndonjë futbollist.

Messi e theu rekordin e Peles për më së shumti gola të shënuara për një klub të vetëm, pasi e shënoi golin e 644-të në karrierë për Barcelonën të martën kundër Real Valladolidit.

Ikona braziliane i kishte shënuar 643 gola për Santos në karrierën e tij, një shifër që deri sot dukej e paarritshme – por Messi vendosi rekord të ri duke e shënuar një gol në fitoren e Barçës kundër Valladolidit në La Liga.

“Kur fillova të luaj futboll, as që më kishte shkuar në mendje se do ta thyeja ndonjë rekord, e aq më tepër rekordin që e theva të cilin e mbante Pele”, shkroi Messi.

“I falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan gjatë këtyre viteve, bashkëlojtarët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që më përkrahën çdo ditë”, ka shkruar Messi në Instagram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat