Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit ka hapur një hetim lidhur me një blasfemi ndaj Gianluigi Buffon, gjatë Parma-Juventus.
Fraza inkriminuese është dëgjuar gjatë zhvillimit të ndeshjes, por ajo ishte mbuluar nga një koment, e cila nuk i ka lejuar delegatëve apo arbitrave që të ishte sinjalizuar dhe më pas raportuar te gjykatësi sportiv.
Dhe nëse ajo mirëpritet, portieri veteran bardhezi rrezikon një ndeshje penalizim, ndonëse për të duhet të shprehet prokuroria, transmeton Panorama.
“Porta (drejtuar sulmuesit të ri Portanova), më intereson të të shoh duke vrapuar dhe të rrish aty që të vuash. Për pjesën tjetër nuk më plas fare m…”.
Ishte kjo fraza që u dëgjua dhe më pas u shpërnda në rrjetet sociale, për të cilën tashmë do vendosë Gjykatësi Sportiv.