Skuadra e Stefano Pioli është në pritje të ndeshjes së fundit të vitit, kundër Lazio.
Tifozët kuqezi shpresonin të lexonin edhe emrat e Sandro Tonali dhe Ante Rebic të përfshirë në listën e të grumbulluarve dhe ashtu do të jetë…
Të dy lojtarët nuk janë në 100%, por stërvitjet e djeshme dhe të sotme kanë dhënë shenja pozitive që rrisin optimizmin për ndeshjen e mbrëmjes.
Me të dy të pranishëm në fushë, formacioni do të bëhej praktikisht ky: Donnarumma në portë, Calabria, Kalulu, Romagnoli dhe Theo Hernandez në mbrojtje. Në mesfushë, Tonali së bashku me Krunic; në treshen pas sulmuesit kryesor, Rafael Leao, luajnë Saelemaekers, Calhanoglu dhe Rebic.
Prania e Tonalit sigurisht që peshon shumë, pasi do t’i ishte shtuar te mungesat e Bennacer dhe Kessie. Por, edhe Rebic ka peshë, pasi luan në rolin e tij.