Anglezët si duket sërish kanë nisur interesimin për transferimin e vushtrriasit

Futboll

Anglezët si duket sërish kanë nisur interesimin për transferimin e vushtrriasit

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 14:37
Anglezët si duket sërish kanë nisur interesimin për transferimin e vushtrriasit

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe klubi anglez, Aston Villa, ishin afër një marrëveshje gjatë verës së kaluar.

Megjithatë, gjithçka ndryshoj dhe Rashica vazhdoj me Werderin edhe për një sezon.

Por, anglezët si duket sërish kanë nisur interesimin për transferimin e vushtrriasit.

“Milot Rashica i Werder Bremenit ishte nën shënjestrën e Aston Villës, mirëpo ndryshoi gjithçka te shuma e marrëveshjes”.

“Ai është i lënduar dhe vështirë se kthehet në muajin e ardhshëm, derisa një marrëveshje për transferim është e komplikuar”.

“Aston Villa do të rikthehet edhe një herë për të, andaj mbetet të shihet se ku do të qëndrojnë gjërat mes të trija palëve”, ka thënë gazetari i ‘The Athletic’, Greg Evans.

Rashica deri me tani ka shënuar 24 gola me Werder Bremenin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat