Mbrojtësi i Atletico Madrid, Kieran Trippier është suspenduar për 10 javë mos-lojë dhe gjobitur me 70 milionë paund pasi ka thyer rregullat e basteve të Shoqatës së Futbollit.
Ish-mbrojtësi i djathtë i Tottenham u përball me shtatë akuza në lidhje me transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.
Ndalimi i tij do të zbatohet në të gjithë botën, duke e përjashtuar atë në ndeshjen e parë të Atletico Madridit në fazën e parë të 16 me Chelsea.
Trippier ka startuar në të gjitha ndeshjet e Atleticos këtë sezon dhe kësisoji nuk ka humbur asnjë minutë në La Liga deri më tani.
Suspendimi fillon qysh nga dita e sotme dhe vlen për të gjitha ndeshjet ku Trippier mund të marrë pjesë.