Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva vazhdon me përforcime për pjesën e dytë të kampionatit.
“Mesfushori defensivë, 20 vjeçar që së fundmi ishte pjesë e FC KEK-ut dhe më parë KF Fushë Kosovës, Ilir Krasniqi nga sot është pjesë e KF Llapit, me kontratë të nënshkruar për periudhën 2020-2025”, njofton Llapi.
Llapjanët synojnë që t’i përmirësojnë rezultatet në pjesën e dytë të kampionatit dhe të luftojnë për pjesën e lartë të tabelës.
Kryetrajneri Tahir Batatina i ka objektiva të qarta për stinorin pranveror.