Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi ka reaguar për herë të parë pas largimit të Ismet Munishit nga Ballkani.
Ballkani e ka zyrtarizuar shkëputjen e marrëveshjes me trajnerin e mirënjohur kosovar, Ismet Munishi.
Pas një viti e gjysmë në Suharekë, Munishi nuk do të jetë më trajner i Ballkanit.
Skuadra suharekase ishte paraqitur në mënyrën më të mirë të mundshme nën drejtimin e Munishit, derisa Ballkani u kualifikua për herë të parë në histori të klubit në finalen e Kupës së Kosovës.