Ismet Munishi nuk është kryetrajner i Ballkanit nga Theranda. Ai është shkarkuar në ditën e sotme. Në lidhje me shkarkimin e tij ka reaguar publikisht edhe gazetari sportiv, Arben Berisha.
“Gabim i madh strategjik i KF Ballkanit ndarja me Ismet Munishin.
Klubi ambicioz nga Suhareka, që i tillë u bë me kontribut të paçmueshëm të Munishit, paska vendos të heq dorë nga ai që e bëri klubin ky që është sot.
Në vend se t'i dalë atij në ndihmë edhe me ndonjë përforcim në janar me idenë që ta ndjek titullin, tash klubi duhet ta emërojë dikë që i duhet kohë të ambientohet, t'i njohë lojtarët dhe anasjelltas, si dhe të jetë nën presionin e ndjekjes së titullit menjëherë.
Ismeti e ka meritu ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit, ose deri atëherë kur objektivat kishin qenë të parealizueshme.
Vendi i dytë dhe vetëm 3 pikë larg kreut qenka e papranueshme për klubin?!!
Klubi do t'ia shohë sherrin këtij vendimi të pamenduar mirë.
Do të jetë keq për qytetin e Suharekës.”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook..