Futbollistja më e mirë e Kosovës: Nuk e di sa gola i kam shënuar

Futboll

Futbollistja më e mirë e Kosovës: Nuk e di sa gola i kam shënuar

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:16
Futbollistja më e mirë e Kosovës: Nuk e di sa gola i kam shënuar

Ndryshe nga herët tjerë Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie online pa mysafirë do ta bëjë zgjedhjen e “Laureatëve të vitit 2020”.

Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE-së dhe “Laureatët e Vitit 2020”.

Tashmë është zgjedhur edhe lojtarja më e mirë e Kosovës në futboll, e cila është Blerta Shala.

Shala është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe futbolliste e KFF Mitrovicës.

“Falënderoj FFK-në për përkrahjen dhe çmimin. Këtë vit kam shënuar shumë gola, nuk e di saktë se sa, fitorja më e thellë e skuadrës duhet të ketë qenë me 13 gola”, deklaroi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat