Ismet Munishi është shkarkuar nga kryesia e Ballkanit. Munishi sot është takuar me kryesinë e klubit, të cilët më vonë e kanë bërë publike këtë vendim.
Pas takimit në një prononcim për Insportin, Munishi e ka konfirmuar se është shkarkuar nga Ballkani.
“Që nga sot nuk jam më trajner i Ballkanit. Pak më parë kemi pasur një takim me kryesinë, ata më shkarkuan. Jam krenar me atë çfarë kam bërë me Ballkanin gjatë këtyre muajve”, ka deklaruar Munishi.
Tifozët e Ballkanit nuk e kanë mirëpritur një vendim të tillë, duke e cilësuar si të ngutshëm dhe se tani ekziston rreziku që lojtarët kryesor të largohen nga klubi.