Skuadra e Romës ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së 14-të të Serie A në futboll.
Romakët pas humbjes 4:1 nga Atalanta, i kthehen fitores.
Për Romën shënuan Veretout (11'), Dzeko (71’) e Mancini (77') dhe për Cagliarin realizon Joao Petro (59' e 89’-nga penalltia).
Futbollisti Marash Kumbulla u paraqit titullar, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 63-të dhe tre minuta më vonë u zëvendësua.
Roma është në vend të tretë me 27 pikë, kurse Cagliari renditet në pozitën e 15-të me 14 sosh.