Skuadra e Milanit fiton në çastet e fundit me rezultat 3:2 kundër Lazios, në takimin që u zhvillua në stadiumin "San Siro".
Futbollisti Rebiç shënon në minutën e 10-të, Cahanglu në atë të 17-tën nga penalltia dhe Hernandez (90+2’) për Milanin, ndërsa Alberto (28') dhe Immobile (59') shënuan për Lazion.
Immobile në minutën e 28-të dështon nga penalltia.
Vedat Muriqi u aktivizua nga minuta e 32-të për Lazion dhe u ndëshkua me karton të verdhë dy minuta pa përfunduar takimi.
Pas javës së 14-të, Milani kryeson me 35 pikë, ka dy më shumë se Interi dhe Lazio zë pozitën e tetë me 21 sosh.