Zurichu dhe Sioni janë përballur mes vete sonte në kuadër të Superligës së Zvicrës.
Në kuadër të javës së 14-t, të dyja skuadrat kanë luajtur baras 0:0.
Për Zurichun nga minuta e parë e deri në fund kanë luajtur dy futbollistët e Kosovës, Hekuran Kryeziu dhe Fidan Aliti.
Gjithashtu, nga pjesa e dytë është inkuadruar edhe Toni Domgjoni.
Pas 14 javësh, Zurichu renditet në vendin e pestë me 19 pikë, kurse Sioni në vendin e nëntë me 12 pikë.