Trajneri i WBA: Arsenalin e kemi rival për mbijetesë

Futboll

Trajneri i WBA: Arsenalin e kemi rival për mbijetesë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:30
Trajneri i WBA: Arsenalin e kemi rival për mbijetesë

Menaxheri i West Bromwich Albion ka dhënë një deklaratë interesante ku e ka cilësuar Arsenalin si konkurentin kryesor për mbijetesë në Premierligë.

Trajneri i West Bromwich Albion, Sam Allardyce, i cili kurrë nuk ka pësuar rënie me shtatë klubet e tij të mëparshme të nivelit të lartë, zëvendësoi Slaven Bilic në Hawthorns javën e kaluar.

West Brom janë në vendin e 19-të me gjithsej 7 pikë dhe e presin Arsenalin më 2 janar.

I pyetur nëse ai i shikon Arsenalin si një rival të rënies, ai pohoi se duke parë formën e tyre ata duken se do të jenë rival për rënie.

“Nëse ata janë në pozitat e fundit për momentin, po, absolutisht. Ata kanë fituar vetëm një në 10 ndeshjet e fundit apo më shumë, dhe duket se rezultatet e tyre të mëdha kanë ardhur në vetëm në Europa League”, tha 66 vjeçari.

“Shpresoj se mund ta vëmë në presion Arsenalin kur ata të luajnë me ne sepse kanë mungesë besimi dhe ti mposhtim ata ose cilindo në tetë të fundit. Mikel Arteta nuk ka menduar se do të ishin në këtë pozicion, por ai duket si një karakter i fortë, duket se nuk largohet nga bindjet e tij” përfundoi Sam Allerdyce.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat