Me ndeshjet e luajtura dje, Serie A italiane ka shkuar në pushimin e fundvitit, me skuadrat që do të kthehen në fushë me 3 Janar 2021.
Mediat italiane tashmë kanë bërë llogarit, duke rikujtuar edhe një herë fansat e futbollit se kush ishin pesë lojtarët më të shtrenjtë të blerë nga skuadrat e Serie A gjatë komplet këtij viti, transmeton Olle.
Në mesin e 5-shes më të shtrenjtë hynë edhe sulmuesi kosovar që tashmë është pjesë e Lazios, Vedat Muriqi.
Muriqi është i katërti në këtë listë speciale.
Vendi i parë mbahet nga Arthur që kaloi prej Barcelonës tek Juventus për 72 milionë euro, teksa i dyti shkon për Victor Osimhen që u transferua nga Lille tek Napoli për plotë 70 milionë euro.
Në pozitën e tretë gjindet, Achraff Hakimi i cili u ble nga Inter për vetëm 40 milionë, ndërsa i katërti është Vedat Muriqi për të cilin Lazio shpenzoi 20 milionë euro.
Vendi i fundit në këtë listë mbahet nga kroati, Mario Pasalic që u ble përfundimisht nga Atalanta për 15 milionë euro.