Skuadra italiane Inter, po shpreson të sigurojë një marrëveshje për shërbimet e mesfushorit të Udinese Rodrigo de Paul, raporton “Calcio Mercato”.
“Nerazzurët” dëshirojnë ta sjellin 26 vjeçarin në formë huazimi për 18 muaj.
Ku nëse ai dëshmon një lojë të mirë, mund t’i bind krerët e Interit për ta bërë marrëveshjen permanentE.
Udinese momentalisht e vlerëson kartonin e De Paul rreth 44 milionë euro, i cili po ashtu ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm në Premier Ligë tek Leeds United.