Trajneri i skuadrës angleze Brighton Graham Potter, ka mohuar spekulimet se klubet si Liverpool e Real Madrid kanë kontaktuar për shërbimet e mesfushorit Yves Bissouma, raporton “Goal”.
Reprezentuesi i Kombëtares së Malit ka qenë një transferim tejet i mirë për Brighton, të cilët e transferuan Bissouman nga skuadra e Lille.
Në vitin 2018, dhe tani po spekulohet se Liverpooli, Manchester United, Arsenal dhe Real Madrid janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit.
Potter është i informuar për interesimin për 24-vjeçarin, por thotë se çdo spekulim duhet të trajtohet me ngadalë që të mos ndikojë në të ardhmen e lojtarit.