Real Madrid ka fituar 2:0 ndaj Granada-s në kampionat falë golave të Casemiro dhe të zakonshmit Benzema.
Buzëqesh Zinedine Zidane, i cili ka pranuar edhe një detaj interesant në lidhje me Eden Hazard.
Siç dihet, sulmuesi belg po vuan prej muajsh për shkak të dëmtimeve të ndryshëm që nuk e kanë lejuar të luajë me vazhdimësi ose, siç ka ndodhur në ndeshjen ndaj Granada-s, për të mos e aktivizuar për shkak të frikës.
Trajneri francez ka shpjeguar arsyen pse ka zgjedhur të mos aktivizojë blegun: “Ishte një ndeshje e vështirë. Për këtë arsye kam menduar se nuk ishte rasti ta aktivizoja”.
“Duhet të bëjmë kujdes. Tani do të pushojmë dhe ai do të kthehet në skuadër dhe të luajë gradualisht”.