Halili: Jam i pakënaqur, Vllaznia…

Futboll

Halili: Jam i pakënaqur, Vllaznia…

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Halili: Jam i pakënaqur, Vllaznia…

Refik Halilin një barazim me Kukësin nuk e kënaq shumë, sepse shpresonte të dilte me tri pikë nga kjo sfidë, ndonëse nuk e bën dramë. Në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes, presidenti i Tiranës i mban shpresat te merkatoja e janarit, ku kanë nisur bisedimet me disa lojtarë jashtë vendit. Gjithsesi, fakti që nuk kanë marrë as 50 për qind të pikëve e ka lënë të mërzitur, duke nënkuptuar se skuadra nuk ka bërë mirë këto 10 javë. Ai ka edhe një urim për Vllazninë, për të cilën shpreson të shkojë përpara.

Barazim përballë Kukësit, si ju duket?
Për ne ishte jo i mirë, pasi donim të merrnim tri pikët. Por, që të mos zgjatemi më shumë dhe t’jua them troç, duhet të bëjmë edhe merkato sa i përket pjesës së sulmit.

Janë luajtur 10 javë, sa i kënaqur jeni nga skuadra?
Përderisa nuk kemi marrë as 50 për qind të pikëve, jemi të pakënaqur.

Sa i kënaqur jeni edhe me teknikun Dede në këto javë?
Unë kam besim tek e gjithë skuadra, por thashë që duhen edhe pak lojtarë më shumë. Duhet të bëjmë edhe dy-tri përforcime dhe do t’i bëjmë. Shpresojmë që të kemi edhe lojtarë cilësorë.

Cilën shihni si skuadrën pretendente, përveç Tiranës?
Është shumë, shumë herët, sepse ka ende shumë kampionat për t’u luajtur. Siç e shihni edhe vetë, ekipet janë aty-aty.

Vllazninë në krye e shihni surprizë?
Unë e shoh si një ekip që luan futboll të bukur. Kam dëgjuar që kanë një organizim shumë të mirë dhe uroj që të ecin përpara

Sa i përket merkatos, i keni piketuar futbollistët?
Jemi në bisedime, por po flasim për futbollistë që janë jashtë Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat