Ronald Koeman ka zbuluar se një sulm i vogël në zemër e kishte bërë të mendonte ndryshe dhe të vendoste përfundimisht të bëhej trajner i Barcelonës.
Koeman e pati një vit plot ngjarje më 2020, pasi u largua nga posti i trajnerit të Kombëtares së Holandës dhe vendosi ta provojë ulësen më të nxehtë në Barcelonë.
Trajneri 57-vjeçar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër në maj, pasi kishte pasur dhimbje gjoksi, kur zbuloi se e kishte pësuar një sulm të vogël në zemër.
Holandezi ishte ndier i sëmurë në shtëpi dhe ishte dërguar me ambulancë në spital, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike.