Elbasani e mbyll fazën e parë në vendin e fundit dhe me 0 pikë pas 7 ndeshjesh të zhvilluara.
Shkëlqim Lleshanaku e ka të qartë se rezultatet janë si mos më keq, ndaj tashmë pret vetëm që diçka të ndryshojë me merkato.
Gjatë deklaratës së dhënë në fund të ndeshjes, ai e pranon që përballë Besës kaq mundësi kishin.
“Këto ishin mundësitë tona përballë një Bese të investuar.
Babagjyshi i vjetër po kalon, uroj që i riu të na sjellë ndryshime e fat”, tha trajneri.