Gjiganti anglez Manchester United pritet të sjellë në skuadër edhe katër fytyra të reja, raporton “Transfer Window Podcast”.
“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mbrojtësi qendror nga ana e majtë, që të jetë një partner i mirë për Harry Maguire, një mbrojtës të krahut të djathtë, një mesfushor qendror dhe një sulmues të krahut të djathtë.
Emrat më të përfolur janë Raphael Varane, David Alaba, Caicedo dhe Calhanoglu i Milanit.
Manchester Utd synon të jetë sa më i përforcuar për pjesën e dytë të kampionatit.