Humbja me shifrat 3:2 nga Milani duke pranuar një gol në sekondat e fundit i ka lënduar shumë rëndë tifozët e Lazios, të cilët pas ndeshjes kanë shpërthyer me kritika e padyshim më i kritikuari i ishte Vedat Muriqi.
Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në pjesën e parë pas lëndimit të Correas, por nuk arriti të linte dot gjurmë.
Tifozët e Lacios kanë reaguar ashpër pas kësaj humbjeje dhe direkt kanë kryqëzuar Muriqin.
“Fenerbaçe na ka vjedhur”, Muriqi nuk është as për Serie B”, “Çfarë dështimi nga Tare”, këto ishin disa nga komentet e tifozëve lacialë.
Vedat Muriqi në 10 ndeshje në Serie A me Lazio nuk ka shënuar asnjë gol dhe ska dhuruar asnjë asistim.