Shtyhet sfida e kampionatit italian, shkak është bërë koronavirusi!
Zyrtare, ndeshja e Serisë B italiane, Kievo-Çitadela e cila ishte e programuar për t’u zhvilluar në datën 27 dhjetor është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Shkak është bërë koronavirusi pas kërkesës së kryer nga skuadra e Çitadelës pasi kanë rezultuar disa lojtarë pozitiv!
Klshtu që në përputhje me protokollin anti-COVID, Liga e Serisë B doli në një komunikatë ku deklaruan shtyrjen e kësaj sfide, e vlefshme për javën e 15 të Serisë B italiane.