Mesazhi i Moratës: “Mos harroni kush jemi, do të kthehemi më të fortë”

Futboll

Mesazhi i Moratës: “Mos harroni kush jemi, do të kthehemi më të fortë”

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:24
Alvaro Morata

Alvaro Morata, sulmues i Juventusit, ka dhënë një mesazh shpresëdhënës për tifozët në Instagram.

Ai është i bindur se Zonja e Vjetër do t’i kalojë këto ditë të vështira.

“Gëzuar festat të gjithëve. Ju uroj shumë shëndet”, ka shkruar spanjolli.

“Mos harroni se jemi Juventus. Sapo kalojmë një periudhë të komplikuar, të gjithë na sulmojnë, por kjo fanellë nuk është si të tjerat”.

“Do të kthehemi me zemërim dhe vendosmëri”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat